Lajme

Sejdiu flet për importin e rrymës: Rreth 86 % të konsumit tonë vjetor e prodhojmë vetë

12/17/2025 22:02
nga:G B

Opinionisti Dardan Sejdiu është shprehur se tek ne, çështje e rrymës është diskutim teknik dhe jo siç tha ai, zhvillimor.

Ai tha se kjo nuk shihet si një infrastrukturë e domosdoshme apo si parakusht për zhvillim.

“Çështja e rrymës për ne, fatkeqësisht është diskutim teknik, nuk është diskutim zhvillimor. Pra, ne e trajtojmë rrymën dhe energjinë prej një diskutimi kështu të mungesës së energjisë, shtrenjtimit të rrymës, por assesi nuk e shohim si një infrastrukturë e domosdoshme, si parakusht për zhvillim. E tash në këtë drejtim, çdo dimër ne merremi me temën e rrymës”, tha ai.

Sejdiu foli edhe për importin e rrymës, duke thënë se rreth 86 % të konsumit tonë vjetor e prodhojmë vetë.

“Nëse e trajtojmë temën e importit, ne diku 86 për qind të konsumit tonë vjetor e prodhojmë vet. Ndodh dimri dhe në dimër ne meqë nuk kemi kontrata të blerjes së mëhershme, meqë nuk e shohim temën e energjisë prej një prizmi zhvillimor, ne përfundojmë në pikën e çmimit, kur është çmimi më i shtrenjtë në treg, ne obligohemi të blejmë”, u shpreh ai.