Lajme

Sejdiu: Është vështirë të bësh biznes në Shqipëri pa qenë i lidhur me rrjetet atje, kam klientë që kanë përvoja

03/28/2024 22:58
nga:Sh R

Korab Sejdiu, avokat, ka thënë në “Pressing” të T7, të enjten, se nuk është e lehtë të investosh në Shqipëri nëse nuk je i lidhur me rrjetin ekzistues atje.

Ai thotë se këtë ia thonë klientët e tij që kanë investuar në rajon.

“Është vështirë me bë biznes nëse nuk je lidhur me rrjetin ekzistues. Po flas prej klientëve që i kemi që kanë tentu me investu në rajon dhe kanë pasur investime në rajon”.

“Ka përmirësime në Shqipëri, krahasu me shumë vite më parë. Por sërish është vështirë me bë biznes atje. Unë mendoj që synimi i Kosovës nuk është me konkurru me Shqipërinë e Maqedoni sepse nuk është mirë atje, është pak më mirë se na, por nuk është mirë”, ka thënë Sejdiu.