Sporti

Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

02/06/2026 12:00
nga:Lorik J

Ish kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini ka uruar Agim Ademin për rizgjedhjen si kryetar i FFK-së.

Sejdini i uroi suksese Ademit, teksa tha se uron që ky mandat të sjellë zhvillim të metejmë të futbollit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ja postimi i Sejdinit:

“Urime Agim Ademi për mandatin e ri në krye të FFK-së.

Me kënaqësi të madhe prita epilogun e Kuvendit të Rregullt zgjedhor të FFK-së dhe me këtë rast, mikut tim Agim Ademi i uroj rizgjedhjen dhe i dëshiroj suksese në vazhdim të punës në drejtimin e Federatës së Futbollit të Kosovës. Shpresoj dhe besoj që ky mandat i ri të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit, forcim të institucioneve sportive dhe rezultate pozitive në arenën ndërkombëtare.

Futbolli ka nevojë për stabilitet, bashkëpunim dhe vizion të qartë.
Suksese në përgjegjësitë që keni përpara”, shkroi Sejdini.