Haris Seferovic, autor i dy golave në sfidën që i dha Zvicrës kalimin në çerekfinale të Euro 2020, foli në një konferencë për shtyp në fund të ndeshjes së zhvilluar në Bukuresht.
Kombëtarja e Zvicrës ka kaluar në çerekfinale pasi fitoi në penallti ndaj Francës me rezultatin 5-4, shkruan GazetaBlic Sport.
Këto janë fjalët e Seferovic:
“Unë mendoj se ishte ndeshja ime më e mirë, por ishte një fitore e ekipit – sepse ne të gjithë luftuam. Ne arritëm të shkruajmë histori, tani do të festojmë por duhet të jemi të gatshëm për ndeshjën tjetër kundër Spanjës. Ka ndeshje në të cilat unë nuk shënoj, por kemi parë që nëse topat arrijnë në zonën e penalltisë, unë jam atje”, tha ai.
/GazetaBlic Sport.


