Sporti

Seferi sinjal Sylvinhos, realizon golin e radhës

05/21/2024 20:49
nga:Mergim Rreci

Tjetër gol nga Taulant Seferi në Ligën kryesore të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sulmuesi kuqezi, pjesë e Bani Yas, shënoi që në minutën e 14-të në transfertë me Shabab Al-Ahli Dubai në ndeshjet që i përket raundit të 23-të. Seferi shfrytëzoi një pasim të Al Noobi, për të zhbllokuar rezultatin.

Kujtojnë që një javë më parë ish-sulmuesi i Tiranës realizoi edhe në barazim 3-3 përballë Al Bataeh. Në 23 ndeshje ku është aktivizuar, Seferi ka mundur ta gjejë 10 herë rrugën e rrjetës