Shqipëria u mposht në ndeshjen e fundit të Grupit B nga Spanja. Kuqezinjtë humbën me rezultatin 0-1 ndaj Spanjës, duke mbyllur kështu edhe rrugëtimin në Europian.
Taulant Seferi në një prononcim për mediat pas përfundimit të ndeshjes u shpreh se me pak fat mund ta kishim fituar ndeshjen ndaj Spanjës. Seferi i cili nuk u aktivizua në ndeshjen ndaj Spanjës tha se është krenar dhe me kokën lart ku theksoi se ndeshja me Italinë ishte më e dobëta.
Taulant Seferi: Siç e keni parë edhe vetë besoj ndeshja më e dobët e jona ka qenë me Italinë se këto dy ndeshje kemi bërë shumë mirë dhe jemi të lumtur.
-Pse Spanja kaq e vështirë. Ne i krijuam rastet, por Spanja nuk na fali. Në rastin e parë që krijoi na goditi.
Taulant Seferi: Na duhet edhe pak fati sepse kishim shumë raste dhe besoj se me pak fat kishim mundur edhe ta fitonim Spanjën sepse ne kishim më shumë raste besoj. Prap e them që ne duhet të jemi krenar dhe me kokën lart se kemi ardhur në Europian dhe kemi bërë histori./tvklan.al