Lajme

Sefaj: Të shkarkohet bordi i ri i ZRRE-së dhe të anulohet vendimi për shtrenjtimin e rrymës

04/27/2025 18:50
nga:Genita C

Sindikalisti Ali Sefaj ka njoftuar se protesta e radhës do të mbahet në fundjavën e ardhshme para Kuvendit të Kosovës.

Sipas Sefajt, qëllimi i protestës është presioni ndaj institucioneve që pas konstituimit të Kuvendit të shkarkojnë Bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

“Protesta e radhës presim që të mbahet fundin e javës tjetër. Protesta do të mbahet para Kuvendit. Po presim që pas konstituimit të Kuvendit të shkarkohet bordi i ZRRe-së e të emërohen Bordi i ri, i cili do ta anuloj vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike”, deklaroi Sefaj./frontonline/