Lajme

Sefaj: Përfaqësuesja Europiane është çuditur me ngurtësinë e Qeverisë

2 vite më parë
nga:G C

Ali Sefaj nga Këshilli Grevist i BSPK-së, ka thënë se në takimin e sotëm të Kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharajt, Kryeministrit Albin Kurti dhe Drejtores së Unionit të Sindikatave të Arsimit në Europë, Susan Flock, janë përsëritur gjërat.

Sefaj në Prime Time, ka deklaruar se është për keqardhje që Qeveria nuk po reflekton.

“Thjesht ka qenë përsëritje e muhabeteve që i kemi pasë në vazhdimësi, nuk ka qenë diçka e re. Përfaqësuesja Europiane është çuditur me ngurtësinë e Qeverisë për arsye se përveç grevës në administratë, po flasim për fëmijët dhe këtu duhet të kishte reflektim. Është për keqardhje që nuk ka minimum konsideratë nga Qeveria”,ka thënë ai.