Lajme

Sefaj: Duhet dikush me i tregu ‘kontabilistit’ Murati se s’ka kompetencë me i ndalë pagat

10/05/2022 17:37
nga:Y I

Ali Sefaj nga Këshilli Grevist ka folur përsëri për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit që kanë qenë në grevë për 5 javë.

Ai tha se “dikush” duhet t’i tregoj kontabilistit (Hekuran Muratit) se nuk është kompetencë e tij t’i ndalë pagat për mësimdhënësit, sepse sipas Sefajt, punëdhënës janë komunat.

“Është mirë me i tregu dikush kontabilistit se ai s‘ka kompetencë me i ndalë pagat e mësimdhënësve, sepse ai nuk është punëdhënësi, punëdhënës janë komunat.
MFPT duhet mi ekzekutu pagat dhe në rast të dyshimeve mundet me kërku prej auditorit që ti auditoj lendet ( listat e dorëzuara nga komunat )” shkruan ai në Facebook raporton Gazeta Blic.

Ai deklaroi se kjo është abuzim flagrant me detyrën zyrtare duke shkelur disa ligje.

Tutje Sefaj pyet se ” A ka prokurori ky shtet, apo secili mundet me ba çka ti vjen për dores”

Postimi i plotë: