Sporti

Seedorf tregon favoritët e Serie A

09/09/2021 17:42
nga:E K

Legjenda e Milanit, Clarence Seedorf ka cilësuar se Serie A është më e balancuar këtë sezon.

Seedorf në një intervistë për Tuttosport ka cilësuar se dy skuadrat nga qyteti i Milan janë favoritë për të fituar titullin e kampionit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Do të jetë sezon edhe më i ekuilibruar se edicioni i kaluar. Ekipet nga vendi i tretë e poshtë janë forcuar të gjithë, por Interi dhe Milani ende janë më të fortë sipas mendimit tim”, tha fillimisht ai.

“Do jetë interesante të shihet se si Milan do të menaxhojë angazhimin në Serie A dhe Champions League. Rikthimi në Champions League është i mirë por ka angazhime të mëdha, Inter ka humbur shumë lojtarë të rëndësishëm por ende janë ekip i shkëlqyr”, përfundon ish lojtari i Milanit.

/GazetaBlic Sport/