Sporti

Seedorf për krahasimet midis Messit dhe Yamalit: Askush nuk mund të krahasohet me Leon

08/19/2025 16:40
nga:Lorik J

Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Milanit, Clarence Seedorf, ka ndarë mendimin e tij mbi krahasimet midis Lionel Messit dhe yllit të ri të Barcelonës, Lamine Yamal.

Legjenda holandeze është e bindur se askush nuk mund të krahasohet me Messin në 20 vitet e fundit.

“Duhet të kesh kujdes me disa gjëra. Askush nuk mund të krahasohet me Messin në 20 vitet e fundit. Ky djalosh ka një talent të madh, por është shumë herët për ta krahasuar atë me Messin”, filloi ish-mesfushori i Real Madridit dhe Milanit në një bisedë me DSports.

“Nuk më pëlqen ky krahasim sepse ata kanë një stil të ndryshëm, sepse i bëjnë shumë presion Yamalit dhe sepse Messi është ende duke luajtur”, shtoi Seedorf.

“Gjithashtu, duhet të shohim nëse karriera e tij mund të vazhdojë kështu. Duhet të dish si ta mbash veten me kalimin e kohës. Sot është një presion i madh, një barrë. Messi ka krijuar histori dhe nuk ka askush si ai në këtë shekull”, tha ai.

/GazetaBlic Sport