Kupa e Botës 2022

Seedorf: Messi është i jashtëzakonshëm, do të ishte mirë ta shihnim duke ngritur Kupën

12/15/2022 20:28
nga:E K

Argjentina dhe Franca janë dy finalistët e Kupës së Botës “Katar 2022”.

E diela do jetë dita përcaktuese se cila nga këto dy kombëtare do ta fitojë trofeun më prestigjioz në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.

Për finalen e madhe ka folur edhe Clarence Seedorf.

“Argjentina ka treguar një bashkëpunim shumë të rëndësishëm dhe ka një element që quhet Messi. Ai ka diçka më të rëndësishme se Mbappe, ajo që ai po bën është e pabesueshme, por ai është një finalizues. Messi di si të vendosë ndeshjet, ai bën lojëra të jashtëzakonshme dhe në çdo distancë. Nëse perënditë e futbollit ekzistojnë, do të ishte mirë ta shihje duke ngritur kupën”,- u shpreh në fjalën e tij Seedorf.

“Janë dy skuadra që e meritojnë të vijnë. Ne do të jetojmë një ditë të veçantë. Franca ka një ekip shumë të konsoliduar, me të rinj të fortë”,- tha më tej në fjalën e tij, legjenda e mesfushës së Hollandës.