Sporti

Seedorf: Futbollistët duhet të dënohen nëse e mbulojnë gojën e tyre derisa flasin

04/14/2021 17:52
nga:Mergim Rreci

Clarence Seedorf ishte për shumë vite në mesin e mesfushorëve më të mirë në botë.

Seedorf luajti tek Ajax, Real Madrid, Inter e Milan, ku bëri një karrierë të bujshme, duke fituar edhe shumë trofe, shkruan GazetaBlic.

Ish mesfushori holandez tashmë është bërë pjesë e disukutimeve në lidhje me dënimet që po marrin futbollistë si pasojë e sjelljeve të tyre në fushë.

Clarence Seedorf tha se lojtarët duhet të marrin kartonë të verdhë nëse e mbulojnë gojën për të folur me kundërshtarët, sepse kjo detyrimisht nënkupton që ata e kanë mundësinë që ta ofendojnë atë e të mos kapen nga kamerat.