Sporti

Seedord flet para derbit të madh italian: Milani synon titullin këtë edicion

11/07/2021 11:13
nga:Lorik J

Në intervistën e tij me La Gazzetta dello Sport, Clarence Seedorf, ish-mesfushori i Milanit dhe Interit, foli për derbin e Milanos.

Sipas Seedord, Milani është pretendent për ta fituar Scuddeton pas shumë vitesh, përcjell GazetaBlic Sport.

“Interit i mungon instinkti vrasës, ata duhet të mësojnë të mbyllin ndeshjet më shpejt. Shtatë pikë prapa janë shumë, por ata që ndjekin kanë gjithmonë më shumë motivim për të shkurtuar distancën nga maja”.

“Gjithçka do të vendoset në mars-prill, por deri më tani Milani mund të angazhohet për të përforcuar një mentalitet fitues. Ata synojnë titullin”, përfundoi ai.

Vlen të theksohet se derbi i madh italian luhet sonte me fillim nga ora 20:45 në ‘San Siro’, në kuadër të xhiros së 12’të.

/GazetaBlic Sport