Sporti

“Secili ekip më i fortë se tjetri”, këta janë kundërshtarët e mundshëm të PSG’së në Ligën e Kampionëve

12/09/2021 12:38
nga:Lorik J

Paris Saint-Germain ka kaluar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve të UEFA-s.

Ekipi i PSG’së ka mbyllur grupin A në vendin e dytë me 11 pikë, një më pak se Manchester City, përcjell GazetaBlic Sport.

Tani PSG e Leo Messit pret shortin e Ligës së Kampionëve për të mësuar kundërshtarin e fazës së eliminimit direkt.

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor 2021 në selinë e UEFA-s në Zvicër.

Ja kundërshtarët e mundshëm:

  • Manchester City (ENG)
  • Liverpool (ENG)
  • Ajax Amsterdam (NED)
  • Real Madrid (ESP)
  • Bayern Munich (GER)
  • Manchester United (ENG)
  • LOSC (FRA)
  • Juventus (ITA)

/GazetaBlic Sport