Sporti

Sebastian Haller mund të bashkohet me Erik Ten Hag në Manchester United

04/27/2022 19:32
nga:Mergim Rreci

Sipas një raporti në gazetën britanike The Sun, sulmuesi ndërkombëtar i Bregut të Fildishtë, Sebastian Haller mund të bashkohet me Erik Ten Hag në Manchester United.

Futbollisti 27-vjeçar, i lindur në Francë, por që zgjodhi kombësinë e Fildishtë, po kalon një sezon absolutisht mbresëlënës, pasi ka shënuar për Ajax-in, 33 gola në 39 ndeshje (3209 minuta) për të gjitha garat, përcjell GazetaBlic Sport.

Sebastian Haller ka një kontratë me skuadrën nga kryeqyteti holandez deri në qershor 2025.

/GazetaBlic Sport/