Të zgjedhurit e popullit sot kanë në dorë mundësinë e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Parlamenti i Kosovës është paraparë të nis seancën e jashtëzakonshme në orën 09:00, ku pikë e parë e rendit të ditës është shqyrtimi i Projektligji, të propozuar nga PDK-ja.
Paraprakisht sot, Komisioni për Legjislacion e miratoi këtë Projektligj.
Në sallën e Kuvendit aktualisht janë pak deputetë, ndërsa jashtë objektit po mbahen protesta nga qytetarët.


