Lajme

Seanca nisi me një minutë heshtje për nder të Tahir dhe Nebih Mehës

05/13/2025 10:40
nga:Sh R

Vazhdimi i seancës konstituive sot ka nisur me një minutë heshtje për të nderuar Tahir e Nebih Mehën.

“Para se të procedojmë sot është 44 vjetori i rënies së Tahir dhe Nebih Mehës në përleshje me policinë okupatore të Serbisë, andaj ju ftojmë që këta dy dëshmorë t’i nderojmë me një minutë heshtje”, tha Dehari.