Pas dy orësh të deklaratave hyrëse të mbrojtjes së Hashim Thaçit, punimet në Gjykatën Speciale kanë shkuar në një pauzë të shkurtër. Pas pauzës, pritet që edhe Thaçi të mbajë një fjalim të shkurtër
Mbrojtja e Hashim Thaçit tha se ai nuk kishte pasur fuqi komande në Ushtrinë Çlimitare të Kosovës gjatë periudhës që flet aktakuza
“Thaçi nuk e kontrolluar UÇK-në”, ashtu siç pretendon prokuroria, tha avokati mbrojtës, Gregory Kehoe.
Mbrojtja e Thaçit tha se pushteti gjatë luftës ishte në duart e komandantëve të zonës e jo te Shtabi i Përgjithshëm, pjesë e së cilës ishte Thaçi.
Mbrojtja tha se Thaçi disa herë pas luftës ka bërë thirrje që të ndalet dhuna ndaj serbëve lokalë dhe që ata të mos largohen nga Kosova.
Sipas mbrojtjes, Thaçi nuk kishte fuqi reale as gjatë kohës kur ishte kryeministër i Qeverisë së Përkohshme.
Avokatët e Thaçit argumentuan se UÇK-ja nuk kishte strukurë funksionale komanduese.


