Lajme

Seanca ndaj Salih Mustafës, avokati mbrojtës: Nuk ka pasur strukturë komanduese, njerëzit kanë luftuar për çlirimin e vendit të tyre

09/14/2022 12:42
nga:Genita C

Mbrojtja e të akuzuarit në rastin e gjykimit të Salih Mustafës po jep deklaratën përmbyllëse në Gjykatën Speciale në Hagë.

Avokati mbrojtës i Salih Mustafës duke komentuar deklaratën e mbrojtjes së viktimave të dhënë paraprakisht ka thënë se nuk ka pasur strukturë komanduese dhe se njerëzit kanë luftuar për vendin e tyre.

“Nuk kishte asnjë regjistrim, nuk kishte asnjë lloj trajnimi, nuk kishte as grada, as uniforma, dhe nuk kishte strukturë komanduese. Njerëzit ishin të angazhuar për ta çliruar vendin e tyre prej njërit prej regjimeve më shtypëse në historënë e kohëve të fundit”, ka thënë avokati mbrojtës i Salih Mustafës.

“Sundimi serb mbi popullin e Kosovës i bën shumë njerëz që të mbështesin në një mënyrë ose në një mënyrë tjetër luftën për çlirim dhe vetëvendosje”, ka shtuar më tej avokati i Mustafës.

Në seancës e djeshme ndaj Salih Mustafës është kërkuar burgim me 35-vjet. Ai aktualisht është në qendrën e paraburgimit në Hagë.