Benjamin Mendy u dëgjua këtë të enjte, përmes videokonferencës, nga një gjykatë në Chester (Angli), pas një aktakuze të re për dy raste të reja të përdhunimit, dhe ai do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim dhe ka një seancë të re të caktuar për 22 dhjetor.
Manchester Evening News raporton se mbrojtja e mbrojtësit të majtë 27-vjeçar të Manchester Cityt po mendon të kërkojë heqjen e aktakuzës së fundit, me Mendy që do të kalojë të paktën edhe një muaj në burg në Liverpool, përcjell GazetaBlic Sport.
Kujtojmë se Mendy ka një gjykim të planifikuar për në 24 janar 2022.
/GazetaBlic Sport/


