Lajme

Seanca e radhës më 28 prill, Kusari-Lila jep formulën për krijimin e Komisionit Hetimor

04/21/2022 13:14
nga:Astrit Gashi

Shefja e grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se seanca e radhës e Kuvendit është paralajmëruar të mbahet më 28 prill.

“Seanca e radhës është më 28 prill. Shtesë është votimi i kërkesës për themelimin e Komisionit Hetimor, zgjedhjen e një anëtari të bordit RTK dhe debati për punën e qeverisë. Këto janë pikat që caktuam për seancë të rregullt. Ekzistojnë dy forma që mund të procedohet tutje e para mund të tërhiqen nënshkrimet apo edhe të tërhiqet ajo kërkesë dhe të procedohet njëri grup parlamentar ri opozitës”, tha ajo.

“Tashmë është e tejkaluar mandati i UNMIK-ut dhe Kosova është vend i pavarur. Megjithatë në përmbajtje nuk e ka asnjë kuptim funksionimi i UNMIK-ut”, tha Kusari-Lila.