Lajme

Seanca e Kuvendit Komunal në Mitrovicë ende s’ka filluar, Peci në pritje

01/11/2026 21:53
nga:G B

Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Jugut ka ftuar sonte mbledhje urgjente dhe tashmë anëtarët e zgjedhur po futen brenda.

Pika e parë është betimi i anëtarit të Kuvendit, Arian Tahiri i PDK-së, ndërsa e dyta zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit.

Një numër i asamblistëve të partisë së Tahirit, akoma nuk kanë shkuar.

Kujtojmë se sot ishte afati i fundit për ta thirrur seancën.