Sporti

Seanca dëgjimore ndaj Manchester Cityt fillon të hënën, “Citizens” mund të ndëshkohen rëndë

09/12/2024 17:06
nga:E K

Seanca dëgjimore për 115 shkeljet e pretenduara të rregullave financiare në futbollin anglez nga Manchester City do të fillojë të hënën, raporton ESPN. Kampionët e Premier League janë hetuar nga një komision i pavarur i cili ka shqyrtuar dokumentet e klubit që nga sezoni 2009/2010.

Një pjesë e akuzaveë kanë për qëllim shqyrtimin e të dhënave të pasakta financiare. Të tjerat janë për shkelje të rregullave “Fair Play” të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) midis 2013 dhe 2018, si dhe për dështimin në zbatimin e programit të të ardhurave dhe qëndrueshmërisë së Premier League midis 2015 dhe 2018, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas burimeve të ESPN, seanca dëgjimore e Cityt do të nisë më 16 shtator dhe do të zgjasë dy muaj, në përfundim të të cilave do të ketë një vendim përfundimtar. Çdo apelim mund të shqyrtohet deri në fund të sezonit.

Nëse konfirmohen shkeljet, City përballet me ndëshkime të tilla si heqja e pikëve apo edhe heqja e statusit të elitës. Vitin e kaluar Everton dhe Nottingham iu hoqën pikë.

/GazetaBlic Sport/