Sporti

Seanca dëgjimore kundër Manchester Cityt ka përfunduar, tani pritet vendimi

12/09/2024 17:40
nga:Lorik J

Seanca dëgjimore për 115 akuzat ndaj Manchester Cityt për sjellje të pahijshme financiare tani ka përfunduar.

Daily Mail pretendon se argumentet përmbyllëse në çështjen me implikime të mëdha për futbollin anglez përfunduan të premten, dhe trupi gjykues prej tre gjyqtarësh tani po shqyrton provat përpara se të japë një vendim në muajt e ardhshëm.

Premier League akuzoi “qytetarët” për shkelje të shumta të rregullave financiare dhe mungesë bashkëpunimi në hetimin e mëpasshëm.

Nëse Manchester City, i cili fuqishëm mohon çdo keqbërje, shpallet fajtor për disa nga akuzat më të rënda, kampionët mund të përballen me dënime të mëdha financiare, zbritje pikësh apo edhe rënie nga liga.

Kampionët akuzohen se nuk kanë dhënë informacion të saktë financiar për nëntë sezone nga 2009-10 deri në 2017-18, si dhe nuk kanë dhënë detaje të plota të pagës së ish-trajnerit, Roberto Mancini midis 2009-10 dhe 2012-13.

/GazetaBlic Sport/