Sporti

“Së shpejti bashkë këtu”, Mergim Berisha komenton në postimin e Valon Berishës dhe jep sinjale interesante

08/31/2021 17:02
nga:Mergim Rreci

Futbollisti i Kosovës, Valon Berisha, ka publikuar një foto të fundit nga stadiumi “Fadil Vokrri”.

Në të ai shihet gjatë stërvitjeve me Kosovën, por që kjo fotografi ka prodhuar një listë të gjerë komentesh, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, komenti i futbollistit Mergim Berisha mori vëmendjen e të gjithëve, sidomos pas përgjigjes nga Valon Berisha.

“Së shpejti bashkë këtu” ishte përgjigja e Valon Berishës, kurse replika e menjëhershme e Mergim Berishës shton edhe më shumë dyshimet, pasi që dërgoi një simbol që shpreh pajtimin, me tifozët që kanë filluar menjëherë diskutimet se a mund të vjen tek Kosova.

Mbetet të shihet se a do të ketë diçka konkrete në këtë drejtim, kur dihet që Berisha vazhdon të jetë pjesë e grupmoshave U21 të Gjermanisë.

/GazetaBlic Sport/