Lajme

Së paku 32 palestinezë të vrarë në Gaza derisa po kërkonin ushqim

07/19/2025 22:37
nga:Sh R

Së paku 32 persona janë vrarë pasi trupat izraelite kanë hapur zjarr ndaj banorëve të Gazës që kërkonin ndihma ushqimore.

Sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë, trupat e pajetë ishin dërguar në Kompleksin Mjekësor Nasser, së bashku me dhjetëra të vrarë e të plagosur.

Pamjet e CNN-it tregojnë një burrë i cili mbante djalin e tij të vdekur duke thënë se “vetëm donte të hante, çfarë mund të bëja?”.

Ushtria izraelite tha se trupat kishin “identifikuar të dyshuar që iu afruan gjatë një aktiviteti operacional në zonën e Rafahut” rreth një kilometër nga pika e ndihmave “në orët e natës kur ajo nuk është aktive”, shkruan CNN.

Ndërsa, Organizata Humanitare në Gaza që shpërndan ndihma, ka thënë se të shtënat ndodhën disa orë përpara se të hapeshin pikat et tyre për ndihma.

Tutje, organizata shtoi se kishte paralajmëruar vazhdimisht njerëzit që kërkojnë ndihmë të mos udhëtonin drejt pikave të saj gjatë natës apo në orët e para të mëngjesit.