Lajme

S’e mori asnjë komunë deri tash, por “vizioni” i Bislimit thotë ndryshe: Rritje e madhe e VV-së

10/20/2021 21:08
nga:M K

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, thotë se partia ku bën pjesë edhe ai, ka regjistruar rritje të madhe, ani pse në raundin e parë nuk e fitoi asnjë komunë, përkundër faktit se gëzon pushtet të pakontestuar me mbi 50%.

Bislimi e shprehu këtë “vizion” përmes një llogaritje interesante, sipas së cilës llogarite ka rënie të LDK-së e AAK-së, ani pse të dyja këto fituan komuna qysh në raundin e parë, përcjell GazetaBlic.

Sipas tij, zgjedhjet lokale dhe ato nacionale nuk mund të krahasohen.

“Po thoni se 229 më pak i ka LVV-ja , por mblidhini në këto zgjedhje votat e VV-së, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Të gjitha bashkë ndoshta nuk bëjnë as 600.000, por vetëm VV-ja ka pasur 430.000 në zgjedhje nacionale, sepse vëllimi i votave të përgjithshme që i shkon katër subjekteve në zgjedhje nacionale është shumë më i madh”, tha Bislimi në Desku.

Kujtojmë se kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë marrë 229.349 vota më pak në zgjedhjet e së dielës që lamë pas, krahasuar me ato të 14 Shkurtit.

/GazetaBlic/