Lajme

Tinka Kurti: Shkollat së shpejti do të pajisen me peceta menstruale falas

12/01/2023 13:25
nga:Sh R

Deputetja e Vetëvendosjes,Tinka Kurti, ka bërë të ditur se së shpejti shkollat e Kosovës do të pajisen me peceta menstruale falas, raporton teve1.info

Kurti përmes një postimi në Facebook, ku shihet së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se falë saj, tashme tenderi i parë për këtë çështje është kryer me sukses.

“Shkollat tona së shpejti do të pajisen edhe me peceta menstruale falas falë angazhimit të ministres krah meje ?.

Tenderi i parë për këtë tashmë është mbyllur me sukses ?”, ka shkruar Kurti.