Lajme

Gjykata e Posaçme lë në burg Safet Gjicin

11/14/2023 13:26
nga:Sh R

Gjykata e Posaçme në Shqipëri, refuzon të lirojë Safet Gjicin.

Ish-kryebashkiaku ka kërkuar ndryshim mase me argumentin se hetimet mbaruan dhe nuk ka rrezik për prishjen e provave.

SPAK kërkoi të mbahet në qeli dhe GjKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, raporton televizioni Klan.

Gjici dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës, është përfshirë në korrupsion dhe nëpërmjet favoreve seksuale të përfituara nga Alma Kaçi e cila kishte për qëllim marrjen e një projekti të financuar nga Bashkia.

Hetimet për Gjicin nisën në Qershor pas publikimit në rrjetet sociale dhe media të një video të xhiruar në ambientet e zyrës së tij, gjatë kryerjes së aktit intim.

Video siç rezultoi nga hetimet ishte xhiruar nga vetë Alma Kaçi. SPAK gjatë këtyre muajve hetoi edhe motivet e filmimit të kësaj video, por 40-vjeçarja ka pretenduar se e ka bërë për ta demaskuar ish-kryebashkiakun.

Sipas saj, projekti për rehabilitimin e qenve të rrugës nuk ishte real dhe ka kërkuar gjatë hetimeve pushimin e tyre.

Por SPAK thotë se fakti që Gjici, pas aktit seksual delegon veprimet për projektin e propozuar nga Kaçi, te vërtetësi i tij ka çuar në konsumimin e veprës penale të korrupsionit.