Lajme

Mërgata në Duseldorf, i bën pritje masive deputetit Bajqinovci

10/05/2024 16:29
nga:Sh R

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, sot gjatë ditë mori pjesë në një tubim të organizuar nga LVV-ja në Duseldorf të Gjermanisë, ku morën pjesë mbi 200 bashkëatdhetarë.

Bajqinovci përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se shumë bashkatdhetarë u mblodhën për të shprehur përkrahjen e tyre të palëkundur për LVV.

“Sot në Dyseldorf, në një tubim madhështor ku mbi 200 bashkatdhetarë u mblodhën për të shprehur përkrahjen e tyre të palëkundur për Lëvizjen VETËVENDOSJE! Mërgata jonë e fortë po dëshmon se zemra e saj rreh për Kosovën, dhe radhët po shtohen çdo ditë e më shumë. Së bashku, të bashkuar dhe me plot energji, do ta vazhdojmë rrugëtimin drejt fitores së madhe më 9 shkurt 2025! Faleminderit të gjithëve për përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme! Ky tubim u organizua nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani, pika e Ëelbertit”, shkroi Bajqinovci.