Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka lavdëruar deputetin Paris Guri për fjalimin e sotëm në Kuvend.
Abdixhiku ka shkruar se dalja për herë të parë e Gurit në foltore, u bë më e fuqishme se “britmat e pakontrolluara të një turme”.
Postimi i plotë:
Siç e thotë Rick, në ‘Rick and Morty’: “Kundërshtimet e juaja s’më lënë përshtypje. Kam parë çfarë duartrokitni.”
Prezenca e një djali të ri në foltore, e para e tij, u bë sot më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme. Turma ra. Parisi nisi.
Paris Guri, krenar me ty.
E ardhmja është e bukur.


