Lajme

Deputeti i VV-së për buxhetin e vitit 2024: Asnjë buxhet nuk është i mjaftueshëm kundrejt nevojave

11/01/2023 13:22
nga:N K

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, në një prononcim për Gazeta Blic, ka potencuar se asnjë buxhet nuk është i mjaftueshëm, por që projekti i buxhetit për vitin e ardhshëm siguron financimin dhe stabilitetin financiar për këtë vit fiskal.

“Buxheti asnjëherë nuk është i mjaftueshëm, kundrejt nevojave, por projekt buxheti për vitin 2024 siguron financim dhe stabilitet financiar për këtë vit fiskal“, deklaroi ai.

Haliti ka theksuar, se në këtë projekt i është kushtuar rëndësi e veçantë mbrojtjes dhe sigurisë, tutje ai  shtoi se ka rritje në disa sektore.

“Vlenë të theksohet, që në këtë projekt buxhet i është kushtuar rëndësi të veçantë mbrojtjes dhe sigurisë, ku kemi 370 milionë euro për MPB-në dhe MM-në. Rritje kemi gjithashtu në Shëndetësi, Arsim dhe Investime kapitale“, përfundoi Haliti për Gazeta Blic.

 

Buxheti prej 3 miliardë eurosh për vitin 2024, Kurti: Kujdes e rëndësi të veçantë po i japim mbrojtjes e sigurisë