Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, deklaroi se qëndrimi i vendit të saj që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, mbetet i njëjtë, raporton GazetaBlic.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj i cili thotë se një premtim i tillë erdhi për t’u dakorduar me propozimin evropian.
Molliqaj thotë se Qeveria dhe mbështetësit e marrëveshjes së Ohrit duhet të japin llogari dhe të tregojnë çka fiton Kosova nga kjo.
Shkrimi i plotë:
Le që s’po na njohin të gjitha 5 shtetet e BE-së, por as Greqia që krejt n’fund na u premtua, për t’na e shitur marrëveshjen.
Qeveria dhe mbështetësit e marrëveshjes duhet të japin llogari. Çka po fiton Kosova nga kjo marrëveshje?
Veç obligime. Asgjë tjetër.
Autonomi e dyfishtë, me vetëqeverisje për serbët e eksterritorialitet për Kishën Ortodokse Serbe.
Presidentja e Greqisë: Qëndrimi ynë për mosnjohjen e Kosovës mbetet i njëjtë


