Vazhdojnë gërmimet në kërkim të personave të zhdukur me forcë, shkruan Gazeta Blic.
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti, ka shkruar një status në Facebook, ku thotë se, vazhdojnë gërmimet për kërkimin e personave të zhdukur dhe janë gjetur mbetje mortore ku dyshohet se janë të personave të zhdukur.
Tutje ai ka shkruajtur se, pas përfundimit të gërmimeve në Bishtazhin të Gjakovës, në zbatim të Planit të Punës, pas konsultimeve ndërinstitucionale ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës , me mbështetjen edhe të ekspertëve të EULEX-it dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq sot kanë vazhduar me gërmimet në lokacionin e varrezave në lagjen Arbanë të Prizrenit.
Postimi i plotë:


