Sporti

Sot hidhet shorti për 1/16 së finales në Europa League, mund të kemi përballje spektakolare

02/23/2024 08:18
nga:Mergim Rreci

Sot do të hidhet shorti për ndeshjet e raundit të 1/16 së finales në Europa League.

Pritet të ketë përballje fantastike, sepse tashmë në lojë janë skuadrat më të forta të këtij kompeticioni, shkruan GazetaBlic Sport.

Shorti mund të na dhurojë një super përballje mes dy skuadrave që kanë dhuruar histori ndër vite, AC Milan dhe Liverpool.

  • Freiburg, Qarabag, Milan, Benfica, Roma, Marseille, Sparta Prague dhe Sporting Lisbona.
  • Liverpool, West Ham, Villarreal, Brighton, Bayer Leverkusen, Rangers, Sparta Prahan, Atalanta

Gjithçka do të mësohet me fillim nga ora 12:00.

 

/GazetaBlic Sport/