Sporti

Schweinsteiger: Mourinho më përjashtoi nga ekipi i parë pa asnjë arsye

04/18/2024 16:10
nga:Lorik J

Bastian Schweinsteiger ka pretenduar se Jose Mourinho e përjashtoi atë nga dhoma e zhveshjes pa asnjë shpjegim kur ai ishte në Manchester United.

Schweinsteiger i dha fund qëndrimit të tij 13-vjeçar në Bayern Munich në 2015 dhe iu bashkua Unitedit kur Louis van Gaal ishte në krye.

Megjithatë, pas sezonit të tij debutues në të cilin Djajtë e Kuq fituan Kupën FA, mesfushori gjerman mori një pritje të vakët nga Mourinho, i cili zëvendësoi Van Gaal në maj 2016.

Schweinsteiger tha për Overlap Podcast: “Ishte para-sezoni i vitit 2016 dhe unë isha me kombëtaren gjermane, ne shkuam gjysmëfinale të Euro dhe kisha arritur  pak më vonë (në United ) dhe skuadra ishte në SHBA për një turne parasezonal kur mbërrita në ditën e parë, u stërvita me Zlatan Ibrahimovic dhe mendova se ai ishte i mrekullueshëm, një lojtar që ka vizion dhe është e mrekullueshme të luash me të.

“Të nesërmen, në ditëlindjen time, kur hyra në terrenin stërvitor të Carrington, (drejtori i futbollit) John Murtaugh ishte atje dhe tha se nuk më lejojnë në dhomën e zhveshjes sepse trajneri tha kështu. Asnjë paralajmërim, asgjë. Nuk e di pse, por unë shkova në dhomën e zhveshjes të të rinjve dhe u stërvita me U 16.

“Jose nuk më lejoi kurrë të stërvitja me ekipin e parë. Mendoj se donin të më hiqnin qafe.

/GazetaBlic Sport