Sporti

Schweinsteiger ka një mesazh për Hansi Flick në lidhje me largimin e tij nga Bayern

04/17/2021 21:47
nga:Mergim Rreci

Tashmë është e konfirmuar, Hansi Flick do të largohet në fund të sezonit nga Bayerni.

Ai e vërtetoi këtë gjë pas fitores ndaj Wolfsburg me rezultat 2 me 3, shkruan GazetaBlic.

Hansi Flick duke folur para gazetarëve pas lojës tha: “Unë i thashë ekipit sot se dua të largohem në këtë verë.”

Kujtojmë që ai erdhi si pasues i Kovac, por arriti që me plotë sukses të fitoi gjithçka që ishte për t’u fituar.

Schweinsteiger në rrjetin e tij social, Twitter, pati plot lëvdata për trajnerin gjerman.

“Bayerni të emëroi si menaxher rezervë dhe ti i fitove të gjitha për ta”, tha Schweinsteiger.

“Në çfarëdo mënyre që kjo do të përfundojë, urime Hansi Flick”, përfundoi Bastian Schweinsteiger.

/GazetaBlic/