Arnold Schwarzenegger ka postuar një video-mesazh në Twitter duke u kërkuar rusëve të tërhiqen kundër narrativës pro-luftë të paraqitur nga qeveria ruse.
Në një klip që zgjat mbi nëntë minuta, i cili është parë mbi një milion herë në pak më shumë se dy orë, Schwarzenegger flet për dashurinë e tij për Rusinë dhe kujton udhëtimet gjatë karrierës së tij si bodybuilder, ka njoftuar BBC.
Ylli i filmit dhe ish-guvernatori i Kalifornisë u thotë rusëve se “nuk po u thuhet e vërteta për pasojat e kësaj lufte” dhe i informon se “bombat po bien mbi civilët e pafajshëm”.
Ai shtoi se “mijëra ushtarë rusë janë vrarë” pasi janë kapur mes forcave ukrainase që “luftojnë për atdheun e tyre dhe udhëheqjes ruse që lufton për pushtim”.
Ylli i “Terminator” përfundoi duke lavdëruar mijëra protestues rusë të arrestuar nga policia javët e fundit, duke u thënë atyre “bota e ka parë që keni guxim”, duke shtuar “ju jeni heronjtë e mi”.
I love the Russian people. That is why I have to tell you the truth. Please watch and share. pic.twitter.com/6gyVRhgpFV
— Arnold (@Schwarzenegger) March 17, 2022


