Gjermania duket se nuk do ta kalojë lehtë refuzimin e presidentit ukrainas, për të pritur homologun e tij gjerman.
Refuzimi nga ana e Presidentit të Ukrainës, volodymyr Zelensky, për vizitën e presidentit gjerman, Frank Valter Steinmeier, është komentuar nga kancelari gjerman si “irritues“.
“Presidenti Steinmeier u rizgjodh së fundmi në Bundestag me një shumicë të madhe dhe përfaqëson Republikën Federale të Gjermanisë”, tha më herët sot një zëdhënës i qeverisë gjermane.
Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky kishte refuzuar një vizitë nga presidenti gjerman, por është shprehur i hapur për një takim me Scholz.
Kancelari gjerman tha se nuk do të shkojë në Kiev për momentin.


