Lajme

Scholz: Ballkani Perëndimor duhet të anëtarësohet sa më shpejtë në BE

02/04/2024 11:42
nga:Sh R

Anëtarësimi sa më i shpejtë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian ishte pjesë e fjalimit të sotëm të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në fjalën e tij në parlamentin gjerman. Madje kjo deklaratë u duatrokit nga anëtarët e Bundestagut.

Për më tepër, Scholz tha se duhet përshtatur edhe mekanizmat në BE për të bërë të mundshëm këtë proces.

“Nëse i hidhni një vështrim strategjik hartës së Evropës, ju duhet të bëni gjithçka për të siguruar që ne të mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në mënyrë që ata të mund të anëtarësohen në BE sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Scholz.

Pas duartrokitjeve ai vazhdoi duke thënë se “duke pasë parasysh shtrirjen e vendimeve të tilla, është e qartë se ne duhet të përshtatim edhe mekanizmat tanë vendimmarrës në BE. Dua që gjërat të lëvizin edhe atje”.