Sporti

Scholes: “Fernandes duhet të jetë më i fortë, është gjithnjë në kërkim të faullit”

02/21/2022 15:49
nga:E K

Bruno Fernandes ka qenë një nga figurat kryesore që kur mbërriti te Manchester United dhe këtë sezon, pavarësisht se shifrat janë pak më të ulëta nga ato që luajti në sezonet e tjera, mesfushori portugez vazhdon të jetë vendimtar në dinamikën e lojës së Djajve të Kuq.

Në fitoren e kësaj të diele ndaj Leeds-it, 27-vjeçari shënoi një gol dhe asistoi, por paraqitja e tij e mirë nuk i kurseu kritikat ndaj Paul Scholes, ish-lojtarit të Manchester United, i cili pavarësisht se i pëlqente cilësitë e portugezit i vuri në dukje një të metë, shkruan GazetaBlic Sport.

Scholes potencoi se Fernandes duhet të jetë më i fortë dhe të mos kërkojë të fitoj faulle.

“Mendoj se Bruno Fernandes duhet të jetë më i fortë. Ai është pothuajse gjithmonë në kërkim të një faulli përpara se të ndodhë diçka dhe shpesh mendoj se nuk është faull. Ai është shumë i butë. Koka e tij është gjithmonë në kërkim të një faulli përpara se të ndodhë kontakti”, tha Scholes.

/GazetaBlic Sport/