Sporti

Schmeichel thotë se Man City duhet të fillojë pesë sezonet e ardhshme me minus 25 pikë

10/12/2026 17:11
nga:L J

Peter Schmeichel thotë se Manchester Cityt duhet t’i hiqen 25 pikë në secilin prej pesë sezoneve të ardhshme, pasi u shpall fajtor për shkeljen e rregullave financiare të Premier Leagues.

Duke folur për “Viaplay” pas fitores 3-0 të Cityt ndaj Liverpoolit, legjenda e Manchester Unitedit tha se dëshiron që City të mbetet në ligë, por të ndëshkohet me një ndalim pesëvjeçar për transferimin e lojtarëve dhe një gjobë të rëndë.

“Kjo shërben gjithashtu si një kujtesë për të gjithë të tjerët se, kur mashtron në Premier League – dhe kur mashtron të gjitha klubet e tjera – pasojat janë të rënda,” tha Schmeichel.

“Mendoj se kjo është e rëndësishme: ndalim i transferimeve për pesë vite dhe një gjobë e madhe. Dhe më pas, mendoj se pronarët duhet të detyrohen ta shesin klubin.”

Ai gjithashtu bëri thirrje për sanksione ndaj personave të përfshirë dhe tha se pronarët “nuk janë të përshtatshëm për të drejtuar një klub futbolli në Angli”.

City e ka apeluar vendimin dhe këmbëngul në pafajësinë e tij.

/GazetaBlic Sport