Vazhdon evropiani i shkëlqyeshëm i Patrick Schick.
Sonte sulmuesi ishte autori i golit të dytë ndaj Holandës në fitoren 2:0, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Shcick theksoi se është i lumtur për golin dhe tha se mund ta mposhtin Danimarkën.
“E pabesueshme, askush nuk e priste që mund të arrinim deri këtu. Ka shumë kënaqësi”, tha Schick për Sky.
“Le të luajmë kundër Danimarkës: nëse kemi fituar kundër Holandës, mund ta bëjmë edhe kundër danezëve”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


