Lajme

Schallenberg: Perspektiva evropiane e Ballkanit mbetet në agjendën e BE-së

04/22/2023 08:21
nga:Astrit Gashi

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, theksoi se perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor mbetet e lartë në agjendën e BE-së.

Schallenberg, siç njoftoi ai në Twitter, u takua me “ekipin për Ballkanin Perëndimor” të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, përfshirë ambasadorët e BE-së, si dhe të dërguarin për dialog Miroslav Lajcak dhe Angelina Eichhorst.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor janë oborri i brendshëm i BE-së. Perspektiva e anëtarësimit të këtyre vendeve mbetet e lartë në agjendën tonë”, tha kreu i diplomacisë austriake.