Lajme

Schallenberg: Dialogu Kosovë-Serbi çelësi i zhbllokimi të derës së BE-së

02/21/2024 22:02
nga:G C

Ministri për Evropë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka takuar ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila po viziton Austrinë.

Schallenberg tha se 16 vjet nga pavarësia, Austria vazhdon të qëndrojë me Kosovën.

“Me kënaqësi e mirëpres Gërvalla-Schwarz në Vjenë.16 vjet nga pavarësia, ne vazhdojmë të qëndrojmë fort pranë Kosovës”, ka shkruar ai.

Sipas tij, angazhimi konstruktiv nga të dyja palët në dialogun Kosovë-Serbi është çelësi për zhbllokimin e derës së BE-së.

Rashiq: Nuk kam ndonjë kundërshtim me veprimin e BQK-së