Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ishte i ftuar për të diskutuar për çmimin e ‘Topit të Artë’ të tetë të Lionel Messit , por ai vetë pretendon se nuk ka asnjë diskutim.
“Nuk i kuptoj ata që diskutojnë për Topin e Artë të Leos. Unë imagjinoj se duan të gjenerojnë një debat, por besoj se nuk është më e mundur të ketë asnjë lloj debati”, përcjell GazetaBlic Sport.
Përsa i përket gjendjes fizike të Messit, i cili e mbylli sezonin shumë herët për shkak të dështimit të Inter Miami për t’u kualifikuar në play-off të MLS-së, trajneri argjentinas është mjaft i qetë.
“Si është Messi? Në formë të mirë, edhe pse nuk ka pasur shumë ndeshje në muajin e fundit, ai është në formë të mirë sepse ka qenë duke u stërvitur. Ai është mirë”, tha Scaloni, para ndeshjes së Argjentinës kundër Uruguait në fazën kualifikuese të Kupës së Botës 2026 .
/GazetaBlic Sport/


