Sporti

SC Gjilani mposhtet në miqësore nga Laçi

06/26/2022 19:42
nga:Lorik J

Skuadra e SC Gjilanit ka luajtur sot një ndeshje kontrolluese ndaj Laçit.

SC Gjilani është mposhtur nga Laçi në këtë sfidë me rezultatin 2:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm për ekipin kosovar e shënoi sulmuesi Mevlan Zeka, i cili debutoi me “Skifterat”.

Zeka shënoi pas vetëm shtatë minutave lojë.

Kjo është ndeshja e dytë që Gjilani po e luan në kuadër të fazën përgatitore. Në ndeshjen e parë, barazuan 1:1 ndaj Llapit.

/GazetaBlic Sport