Sporti

SC Gjilani – FK Liepaja, zbulohen gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë

06/21/2022 09:50
nga:Lorik J

Robert Ian Jenkins nga Uellsi është gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e Conference League mes SC Gjilanit dhe FK Liepajas.

SC Gjilani dhe FK Liepaja do të luajnë takimin e parë me 7 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Jenkins do të asistohet nga Lewiss Edwards dhe Johnathon Bryant, kurse gjyqtari i katërt do të jetë John Andrew Jones.

Robert Jenkins është gjyqtar mjaft i rreptë – ku në 32 ndeshje këtë sezon ka ndarë 122 kartonë të verdhë, dy të kuq dhe 8 penallti.

/GazetaBlic Sport