Gjilani do të luajë në Conference Legaue, pasi u rendit në vendin e tretë në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Gjilanit do të luajë në rrethin e parë kualifikues të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
Ekipi i Gjilanit do të përballet me ekipin e FC Progres Niederkorn nga Luksemburgu.
‘GazetaBlic Sport’ ka mësuar orarin e dy ndeshjeve që do të zhvillohen mes dy skuadrave, atje ku takimi i parë zhvillohet më datë 13 korrik në Luksemburg, duke filluar nga ora 19:45.
Kurse, ndeshja e kthimit do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me ndeshjen që do të luhet më 20 korrik, në ora 20:00.
/GazetaBlic Sport/


